Video/ Merr flakë makina me targa të huaja e kandidatit të PS-së me dy emra për kryetar në bashkinë e Hasit

Mbrëmjen e djeshme ka marrë flakë makina e kandidatit të Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 14 Majit në bashkinë Has, Beqir Mulaj, i cili njihet edhe si Halit Mulaj.

Burime nga Hasi raportojnë se në momentin që ndodhi ngjarja, automjeti i kandidatit të PS-së në Has ishte i parkuar brenda në garazhin e banesës.

Ndërsa efektivët zjarrëfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes shihet që autovetura e socialistit Mulaj ishte me targa të huaja.

Ndërkaq ka nisur puna për verifikimin e rrethanave të ngjarjes