Aksident në aksin Cërrik-Elbasan/ Përplasen dy automjete, tre të plagosur
Një aksident me tre persona të lënduar ka ndodhur këtë pasdite në aksin Cërrik-Gramsh.
Në makinë ndodhej një çift gjerman, ku viktimë ka mbetur gruaja ndërsa burri është shtruar në spital për ndihmë të specializuar.
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
