Meakley: Çiftet të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të menaxhojnë konfliktet që mund të kenë

Psikologia, Bona Meakley, e ftuar në Ora News në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musai foli për sjelljen që duhet të kenë çiftet me njëri-tjetrin.

Meakley: Mendoj që çiftet e reja përpara se të marrin një vendim për të kaluar jetën duhet që të flasin me njëri-tjetrin për tema shumë themelore dhe shumë të rëndësishme.

Sipas psikologes, çiftet duhet të komunikojnë, duhet të falin dhe të diskutojnë për pritshmëritë që kanë, por dhe duhet të menaxhojnë konfliktin pasi sipas saj këto cilësi janë shtylla e funksionimit të një marrëdhënie.