Kubat te Piramida, Zahaj: E mira është se prishen kollaj, po si hoqëm ne do ti heqin fëmijët tanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2023, 22:47
Bashkim Zahaj, artisti i njohur si arkitekt dhe skenograf, i ftuar në "Ora e Betit" thotë se e vetmja e mirë në katrahurën që po i ndodh ish-Piramidës është që kubat me ngjyra prishen kollaj.
"Kur të hiqet barriera mbrojtëse do të shikoni se çfarë është bërë aty brenda. Por ka dhe një të mirë, këto kuba mund të prishen fare kollaj dhe Piramida të jetë ajo që ishte. Heqja e atyre është e pashmangshme, nëse nuk do ti heqim ne do ti heqin fëmijët tanë. Është cënim i formës estetike, kulturës që kemi, arkitekturës në vetëvete".
Ai thotë se degradimi i Tiranës është galopant.
