Emigrantë që investojnë në Shqipëri, 4 vëllezërit kthehen nga Greqia dhe mbjellin 1000 peme bajame
4 vëllezër nga fshati Kurjan i Fierit kanë jetuar 20 vite në Greqi dhe së fundmi janë kthyer në zonën e tyre dhe kanë investuar. Ata kanë mbjellë 4.2 hektarë me 1000 pemë bajame, ndërsa sezonin e parë morën 20 kuintal këtë sezon ata presin dyfishin e prodhimit.
Krahas atyre që ikin nga vendi, ka edhe nga ata që kthehen.
Pas emigrimit për mbi 20 vjet në Greqi 4 vëllezër Bilbili, Demir, Agron dhe Durim Gega, u rikthyen në fshatin Kurjan të Fierit.
Ata investuan atje në mbjelljen e 1000 pemë bajame.
Vendimi për të mbjellë një sipërfaqe prej 4,2 ha nuk ishte i thjeshtë por duke parë se ky frut importohej nga Greqia dhe kërkesat janë të shumta të tregut vendas, vendosën që të merrnin fidanët në Greqi dhe të kemi sot këtë sipërfaqe me 1000 pemë bajame.
Vitin që kaloi që ishte edhe prodhimi i parë morëm rreth 20 kuintal bajame ndërkohë që këtë vit pritet një dyfishim i prodhimit.
"Vendosëm që këtë tokën që ishte këtu djerrë, ta shfrytëzonim dhe të kultivonim bajame. Edhe bimët që andej i morëm.
Thamë pse mos ta bëjmë dhe ne në vendin tonë këtë. U kthyem në fshat, investuam. U largova nga fshati, shkova për tre vjet në Tiranë e pashë që dhe atje nuk shtyhej dhe erdha në fshat," thanë ata.
Problemi me të cilin po përballen është ujitja.
"Duam me doemos vaditjen, është pika kryesore në dhënien e rezultatit dhe prodhimin e duhur për kapacitetet normale të këtyre varieteteve," tha ai.
Por vëllezërit që kanë bashkuar kapitalet në kultivimin e bajames i janë kushtuar edhe kulturave të tjera ,duke mbjellë rreth 6 ha sipërfaqe me grurë si dhe mbjelljen në 2 hektarë me frutin e shegës.