Avokati Islami: Gratë marrin urdhra mbrojtje për ti marrë burrit shtëpinë

Avokati, Roland Islami, i ftuar në Ora News në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musai deklaroi se urdhrat e mbrojtjes në shumicën e rasteve jepen për ti marrë shtëpinë burrit, por përndjekja duhet të parandalohet.

"E kam thënë dhe e them shpesh, urdhrat e mbrojtjes janë fiktive, urdhrat e mbrojtjes në shumicën e rasteve jepen për ti marrë shtëpinë burrit, por përndjekja duhet të parandalohet".