"Gërdeci", shtyhet pretenca ndaj Mediut, ja arsyeja

Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit.

"Gërdeci", shtyhet pretenca ndaj Mediut, ja arsyeja

Por për shkak të mungesës së avokatëve u vendos që seanca të mbahet më 24 maj në ora 12:00, ku prokuroria pritet të lexojë konkluzionet përfundimtare për Mediun që e ka marrë të pandehur për dy vepra penale.

Avokatet Henrik Ligori e Ardian Visha kishin vënë në dijeni Gjykatën për mosprezencln e tyre pasi ishin të angazhuar në procese të tjera gjyqësore.

Gjykata e Posaçme më herët nuk pranoi që familjarët e viktimave të Gërdecit të ishin pjesë e procesit.

Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak dhe Prokurorët e SPAK nuk formuluan akuzë të re, as prova apo hetim të ri.