Tjetër aksident në Pogradec, plagosen 3 persona

Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Piskupat.

Një mjet Benz përplaset me një kamion. Mësohet se në spitalin e Pogradecit janë dërguar për mjekim 3 shtetas pasagjerë të veturës.

Janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë vetëm dëmtime të vogla.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit benz për shkak të lagështirës.