Zhduket turisti në Osum, një çift nga Holanda hyjnë në kanione për tu larë, burri nuk del!

Prej disa orësh tanimë vijon të mbetet mister fati i një turisti holandez që hyri për tu lartë në lumin Osumit por nuk doli nga aty.

Çifti 64 dhe 68 vjeç nga Holanda po eksploronin në Kanionet e Osumut, ndërsa gruaja ka arritur që të dalë nga lumi por bashëshortin e saj e ka marrë rrjedha.

Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, nga Holanda kishin ardhur në shqipëri për të kaluar pushimet.

Por, pasditen e së hënës çifti ishte futur në Kanionet e Osumit për tu larë, ndërsa rrjedha e lumit e mori 68-vjeçarin.

Prej disa orësh tanimë shërbimet e policisë dhe Polumbarët po vijojnë kërkimet në Osum, por deri tani nuk ka asnjë shenjë të turisti holandez.

Ndërkohë 64 vjeçarja që është bashkëshortja e turistit të zhdukur arriti që të dilte nga lumi dhe te kërkonte ndihmë.

Ajo u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Çorovodës.

Në deklaratën e saj të parë, ajo ka thënë së bashku me bashkëshortin, Jules Schurmmans ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum, por rrjedha e lumit e mori atë dhe nuk mund të dilte nga lumi.

Burimet thanë se pas disa orësh kërkimesh pasditen e së hënës, ato u ndërprenë për shkak të errësirës për të rifilluar të martën por deri në këto moment nuk kanë pasur asnjë rezultat.