AEK-PAOK/ Shqipëria, kandidate për të pritur finalen e Kupës së Greqisë
Listës së vendeve kandidate të Federatës Greke të Futbollit (EPO) për të pritur finalen e Kupës i është shtuar edhe Shqipëria, e cila krahas Rumanisë ka më shumë shanse.
Pas “jo”-së së re të policisë qipriote për të zhvilluar finalen në Qipro, EPO po sheh mundësinë që finalen ta zhvillojë në një vend të huaj.
Pas raportimeve për Bukureshtin dhe Beogradin, erdhi perspektiva që Shqipëria të vihej në tavolinë dhe për momentin finalja po lëviz mes këtyre të trejave.
Serbia nuk ka shumë shanse nga frika e incidenteve mes tifozëve dhe kështu Shqipëria dhe Rumania duket se janë favorite.
Sipas mediave greke, Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur pozitivisht për mundësinë që ndeshja e trofeut mes AEK-ut dhe PAOK-ut të zhvillohet më 24 maj në stadiumin e ri të Tiranës.
Stadiumi "Air Albania" ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh dhe vitin e kaluar priti finalen e
Europa Conference League mes Romës dhe Feynoordit të Holandës.
Së fundi, nuk duhet të përjashtohet as një riafrim i tretë me Qipron, për të bindur policinë dhe përfundimisht finalja të zhvillohet atje.

