Himarë/ Rrëzohet teksa po shkonte në stan, humb jetën i moshuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 19:12
Një i moshuar ka humbur jetën këtë pasdite në Sarandë pasi është rrëzuar aksidentalisht teksa po shkonte në stan.
"Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë," njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
