Çelaj: Demokratët e Fierit nuk mund të votojnë alternativat e së shkuarës

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit, Eriselda Zotaj Çelaj, ka vijuar takimet me banorë të Vajkanit, Shën Pjetrës e Mbrostar Ferkos.

E ndërsa dita e zgjedhjeve është pranë, Zotaj Çelaj është ndalur edhe një herë tek lista e këshillit bashkiak me të cilën vjen Partia Demokratike në këto zgjedhje, një listë dinjitoze me profesionistë të të gjitha fushave, të cilët do të punojnë për qytetin e Fierit

Duke e njohur mire situatën politike, Zotaj Çelaj ka theksuar se gara në 14 maj është me Partinë Socialiste e kandidatin e saj, ndërsa nuk i quan të drejta shantazhet që sipas saj i bëhen demokratëve fierakë nga eksponentë të caktuar që sot tundin  flamurin e LSI

Duke e cilësuar Partinë Demokratike si të vetmen mundësi për të ndryshuar të ardhmen e bashkisë së Fierit, Zotaj Çelaj ka kërkuar votën e qytetarëve në 14 maj, votë që do të shkojë për frymëmarrjen e qytetit.