KQZ urdhëroi heqjen e posterave në Tiranë, PS nis vendosjen në rrethe, por qytetarët i djegin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 13:14
Edhe pse KQZ dha urdhër që të hiqen të gjithë posterat të cilët nuk kanë të përcaktuar përkatësinë partiake të hiqen.
Urdhri i Komisionerit, Ilirjan Celibashi parashikon që Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake të zhdukin nga rrugët e kryeqytetit materialet propagandistike të cilat nuk respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor, duke i lënë si afat 48 orë për heqjen e tyre.
Po duket se Mazhoranca praktikën e posterave denigrues e ka vazhduar edhe në rrethe, këtë herë pikërisht në Rrëshen duke publikuar një poster të madh kundër opozitës.
Por një poster i tillë duket se nuk u ka pylqyer banorëve në Rrugen e Kombit në hyrje të Rrugës së Rrëshenit, pasi i kanë vënë flakën.
