Aksident në Lezhë, makina përplas çiftin e turistëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2023, 15:48
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se një makinë ka përplasur një çift me turistë.
Turistët po lëviznin me motor në momentin e përplasjes nga makina.
Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

