Aksident në aksin Bilisht – Kapshticë, mbetet i plagosur shoferi
Një aksident ka ndodhur pa minuta më parë ku një mjet ka dalë nga rruga në aksin Bilisht - Kapshticë.
Mësohet se si pasojë e aksidentit i dëmtuar ka mbetur drejtuesi i mjetit me targa AB007DC, me iniciale A.Ç.
Burime bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar.
Nga informacionet bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave, por mendohet paraprakisht se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë.
"Sot në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, shtetasi A. Ç., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., dhe shtetasi Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës." - njofton policia.
