E shkuara e pazbardhur, rrëfimi mes lotësh i Simon Mirakajt
Në 50 vjetorin e revoltës së Spaçit eshtrat e të vrarëve nuk janë gjetur ende.
Simon Mirakaj një ish-i përndjekur politik nga regjimi komunist në një intervistë për Ora Neës u shpreh se nuk beson në procesin e dekomunizmit ndërsa Shqipëria dueht të kishte një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit.
"Këta heronj të lirisë bota i përjetëson, ngre buste, vendos emra rrugësh, institucionesh, shkollash. Për fat të keq këtu tek ne, e duam lirinë, por nuk duam ata që u sakrifikuan për lirinë. Kjo është fatkeqësi, ndoshta pasi dhe kemi patur diktatursën më të egër dhe kohëzgjatja e tranzicioni po shkon pambarimisht. Shpresoj që ata të kujtohen," tha ai.
Ai u shpreh se ajo periudhë nuk ka qënë aspak e lehtë, pasi jeta jote ishte në dorën e një "injoranti" që mund të të vriste nga momenti në moment.
"Pas revoltës të Spaçit filluan arrestimet në të gjtihë Shqipërinë, nga Vermoshi në Konispol. Filluan jo vetëm arrestime por dhe ekzekutime. Por ajo që e bënte jetën tonë të vështirë ishte pasiguria. Unë dhe vëllai im punonim në brigada të ndryshme dhe nuk e dinim a do të ktheheshim në shtëpi apo jo. Ishin 8 vjet jashtëzakonisht të rënda, jo vetëm nga puna e rëndë, ishe përballë një injoranti që të kishte jetën në dorë, por dhe pasiguria," tha ai.
Mirakaj u shpreh se ne duhet të kishim tashmë një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit.
"Tani jemi pas 32 vitesh në demokraci dhe ka nja 5-6 vjet që është krijuar institucioni i Autoritetit të Dosjeve. Unë e kam quajtur nëj hap pozitiv, mirëpo përpjekje për dosjet ka pas që në '95, '98. Gama e tyre ishte shumë e ngushtë sepse merrej vetëm me pastërtinë e figursë së deputetëve.
Por ne nuk kemi një ligj për simbolet e komunizmit. Ju e patë në Varrezate Dëshmorëve, dëshmorët respektohen në të gjtihë botën. Ata kanë qënë të rinj, idealist. Në rast se do të kishim një ligj që do të ndalonte simbolet e komunizmit nuk besoj se do të shihnim portretin e diktatorit ende. Duhet ta kishim, tani është vonë," tha ai.