Bullizmi në shkolla po rritet, ekspertët: Dy ekstremet e fëmijëve bullizues. Prindërit të marrin masa!
Ekspertët, pranojnë alarmin se bullizmi është një fenomen në rritje në institucionet arsimore! Këshillojnë prindërit që të tregojnë më shumë kujdes për të kuptuar fëmijët, që të mos shndërrohen në bullizues ose viktima të saj!
Bullizmi në rritje është tashmë një problem brenda sistemit arsimor, pranon punonjësja sociale e shkollës “Besnik Sykja” në Tirnaë, Lediona Asabella!
Ajo thotë e mes adoleshentëve është shumë e pranishme.
Lediona Asabella: “Unë punoj në një shkollë me 800 adoleshentë, dhe nga këta ka episode të vogla të bullizmit që mund të ndodhin. Pra, 700 e ca fëmijët e tjerë e kalojnë mësë miri. Bullizmi mund të vijë nga një moment i caktuar, nga një shoqe, një mësues, nga ne që jemi si shërbim gjatë gjithë kohës në shkollë”.
Autorët e këtyre veprave shpesh janë ata që jetojnë në kushte sociale jo të mira, ose ata që nuk i mungon asgjë. Ndërsa viktima të bullzmit sipas ekspertes janë lehtësisht të dallueshëm.
Lediona Asabella: “E dalloj nga ndryshime të tillë që nëse këtë nxënëse e kam parë më herët me këtë sjellje, e shikoj me sjellje më të vetmuar. Pra, e shikoj që nuk do që të dalë në oborr kur është shumica atje. Sepse aty pikërisht mund të marrë ndonjë epitet, ndonjë nofkë ndonjë gjë që mund ta bëjë të ndihet keq. E shikoj që ndoshta është në ndonjë aktivitet. Nuk duan që mësuesja t’i përfshijë në ndonjë grup pune”.
Punonjësja sociale thotë se një prej formave të përjetimit të kësaj forme dhunë, janë kur viktima kërkon të ndërrojë shkollën.
Lediona Asabella: “Arrijmë të kuptojmë që kush është personi, çfarë ka ndodhur dhe deri në çfarë mase është lënduar. Maksimumi që kemi pasur raste është që fëmija do të largohet nga shkolla, sepse nuk e suporton dot ambientin. Akoma nuk kanë arritur në rastet eksperte, sepse edhe rasti i Beogradit duhet hetuar se si mund të arrijë një 13-vjeçar në momente kaq ekstreme. Pra ai ishte nxënës i mirë, por ndonjëherë edhe këta nxënës kanë pjesë e tyre të bullizmit, sepse duke qenë se ata janë në numër më të vegjël, sepse shumica janë mesatarë, ose ata që nuk është se janë shumë mirë në mësime”.
Thirrja e vetme që kanë psikologët ndaj prindërve është të kalojnë kohë më fëmijët për t’i kuptuar nevojat psikologjike dhe jo vetëm ato materiale.



