Sherr për një telefon celular, plas thika në Vlorë, plagoset 47-vjeçari
Një konflikt ka ndodhur në zonën e quajtur Kapelja në qytetin e Vlorës ditën e sotme.
Si pasojë është qëlluar me thikë një 47-vjeçar, ndërsa mësohet se konflikti ka nisur për një telefon.
Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikuar për jetën dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.
"Goditi me mjet prerës (thikë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar. Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

