Gjokutaj për LGBTQI+: Si quan dot as familje, fëmijët e tyre jetim për nënë e baba

Kandidati për anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës Genci Gjokutaj deklaron se gjëja më e shëmtuar për një fëmijë sot është të ketë prindër që si thërrasin dot mami e babi por prindi 1 e prindi 2. Për këtë ai u referohet cifteve të komunitetit LGBTQI+ të cilët nuk mund të quhet dot as familje.

"Nga librat e pare te femijerise time! E kam lexuar dhe rilexuar me dhjetera here deri sa u be skenar i filmit “Lulekuqet mbi mure”!
Histori e dhimbshme e nje grupi djemsh bonjake (jetime) qe fati i kish lene pa prinder por regjimi ua veshtiresonte jeten cdo dite!

Meqe ra fjala edhe sot ne ditet tona ka shume femije jetime per shkaqe nga me te ndryshmet!
Por jetimet me fatkeqe ne te gjitha koherat dhe historite nga me te shemtuarat e deri ne me te dhimbshmet jane keta te koheve moderne qe i kane te dy prinderit por nuk mund ti therrasin as mami dhe as babi por Prindi 1 dhe Prindi 2! Keta jane “bonjaket” e perjetshem pasi nuk mund te riprodhohen pra qe nuk mund te quhen familje! Tragjedi njerezore, fatkeqesi e nje gjenerate e cila mori pagezimin me ose pa deshire nga individe qe ne shtepite e tyre femijet i therrasin mama ose baba! !

E per kete une protestoj pikerisht sot ne Diten e Librit! Te atyre librave te shenjte njerezore qe te bazuar mbi normat e shkences, moralit dhe te besimit ne Zot do te krijojne veprat e neserme!
Po ju si mendoni Miq ne lidhje me kete fenomen antinjerezor! G" shkruan ai.