Këlcyra drejt shpopullimit, mbi 43% e banorëve janë larguar nga qyteza
Në bashkinë e Këlcyrës mbi 43 për qind e banorëve janë larguar.
Shumica e familjeve kanë ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë.
Në qytetin e vogël jugor vështirë të shohësh të rinjtë.
“Nuk e kam plakën më ka vdekur. Më vijnë ato çupat e martuara dhe më sjellin për të ngrënë.”
Banorët e moshuar përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
Qyteza nuk ofron asnjë mundësi punësimi madje dhe ata të cilët punojnë në bujqësi nuk kanë se ku ti shesin prodhimet.
“Nuk është krijuar një qendër tregtare për fermerët dhe produktet. Siguria ushqimore ka mangësitë e veta.”
Thonë se nuk ja dalin dot të përballojnë jetesën.
Shqetësimi kryesor i tyre janë pensionet e ulëta dhe çmimet e larta me të cilat po përballen.
“Jeta jonë është mavri me bojë, marrin 120 mijë lekë pensione dhe nuk na del, janë shumë të vogla. Janë ngritur shumë çmimet.”
Fatin e braktisjes për shkak të mungesës së kushteve dhe punës po e ndiejnë dita-ditës pothuajse të gjitha bashkitë e jugut, por qytezat e vogla janë totalisht të harruara dhe braktisura duke sjellë shpopullim masiv.
