Makina e drejtuar nga kinezi përplaset me kamionin në Gjirokastër, dy të plagosur
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër ku një makinë e drejtuar nga një shtetas kinez është përplasur me një kamion.
Për pasojë u plagosën lehtë shtetasi kinez dhe pasagjeri që ndodhej me të.
"Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kthesa e Jorgucatit", janë përplasur automjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Fier.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip "Fiat" shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.