Mbërrin në portin e Vlorës “E bukura e Adriatikut” me 134 pasagjerë në bord

Sot në orën 07:30 mbërriti në portin e Vlorës anija kroçiere LA BELLA DEL ADRIATIQUE me 134 pasagjerë.

Mësohet se pasagjerët janë nga vende të ndryshme si Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda.

Anija pasagjere LA BELLA DEL ADRIATIQUE vjen nga porti i Sarandës ku do të qëndrojnë deri në mbrëmje në portin e Vlorës dhe me pas do të shkojë në portin e Durrësit.