Vëzhgime edhe me dron, ndërpriten kërkimet për zhdukjen e “Koçoljes” dhe Sulovarit në Vrinë
Momentalisht kërkimet për 2 të zhdukurit, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, janë ndërprerë në fshatin Vrinë, pasi nuk është mundur që të gjenden dy personat në fjalë.
Kërkimet intensive u kryen nga policia dhe familjarët në fshat për gjetjen e trupave ku është përdorur edhe droni.
Kur po bëhen tre javë nga zhdukja pa gjurmë e 46-vjeçarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, kanë lindur dyshimet e forta për ekzekutimin e tyre.
Gjatë gjithë ditës së sotme kërkimet për gjetjen e trupave janë përqendruar në shatin Vrinë të Bashkisë Konispol.
Prej orëve të mëngjesit, rreth 50 familjarë të Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur zonën dhe me mjete logjistike me qëllim.
Për zbulimin e ngjarjes mësohet se janë shoqëruar disa persona, por pas verifikimeve janë lënë të lirë.
Po ashtu 8 automjete janë sekuestruar ku një prej tyre rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera dyshuar për kamuflim.
