Durrës, u plagosën me armë pas sherrit në TikTok, kapet njëri nga bashkëpunëtorët

Policia ka mundur të arrestojë një prej të kërkuarve për plagosjen me armë në 15 prill. Shefit Karati është arrestuar nga policia duke qarkulluar në këmbë në lagjen 10 në Durrës.

Ai dyshohet si një nga bashkautorët e goditjes me armë të shtetasve Jurgen  Vrioni  dhe Arbi Haxhiu. Tashmë në kërkim mbetet Klajd Mansaku i cili po ashtu akuzohet si i përfshirë në ngjarje.

Përplasja nisi për shkak të një debati në rrjetin TikTok pas kësaj është kërkuar sqarimi i ngjarjes duke bërë që palët të dalin në rrugë pas mesit të natës.

Në momentin kur Vrioni dhe Haxhiu janë afruar me automjet drejt tyre u qëllua me arme, duke iu shkaktuar plagë të rënda. Dyshohet se ka qenë 25-vjeçari Mansaku që ka qëlluar me armë.

Gjithsesi ende nuk ka të dhëna të qarta se cili ka qenë shkaku i konfliktit. Por besohet se gjithçka ka lindur pasi palët janë kundërshtarë për grupet muzikore.

Tashmë një javë pas ngjarjes ka qenë kontrolli rutinë që ka zbuluar një prej të kërkuarve, i cili pas marrjes në pyetje do të dëshmojë se si rrodhi ngjarja apo dhe nëse ka dijeni për vend ndodhjen e shokut të tij.