VIDEO/ Ora News siguron PAMJET e makinës që transportoi vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin bashkë me motorrin, policia ende në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin teksa ishte i ulur në lokalin e tij.

Autori i ngjarjes i cili fillimisht përdori një motor dhe skafandër dhe veshje fosforeshente në momentin që ka vrarë biznesmenit, duket se për t’u larguar dhe për të humbur gjurmët ka zgjedhur një tjetër rrugë.

Kjo makinë që shikoni në këtë video dyshohet se ka transportuar vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin, i cili pasi është larguar në distancë nga vendi i ngjarjes ka futur motorin në Defender dhe më pas është larguar.

Nëpamjet e siguruara nga Ora News, është një makinë "Land Rover Deefender" me targa zviceriane e cila është fiksuar në fshati Kukel.

E gjithë policia e Shkodrës është vënë më lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine.

Po ashtu po verifikohet nëse para ngjarjes është fiksuar në zonën e Shëngjinit.

Bznesmeni Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 prill 2023 nëlokalin e tij në Shëngjin.

Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit. Ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.

Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja. Ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shengjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Kakarriq.

Prej vitesh Nikulaj ishte i ndarë mes biznesit dhe politikës, teksa zotëronte disa biznese në Lezhë dhe ishte zgjedhur dhe kryetar i PSD-së në këtë qytet.

Sipas të dhënave, 50-vjeçari kishte në pronësi një resort në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku gjatë verës kanë performuar këngëtarë të njohur shqiptarë dhe DJ vendas e të huaj.