“Koçolja” dhe Sulovari dyshohen të groposur në Vrinë, nisin kërkimet private, zbulohen detaje të reja

Kur po bëhen tre javë nga zhdukja pa gjurmë e 46-vjeçarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, kanë lindur dyshimet e forta për ekzekutimin e tyre.

Madje mësohet se kërkimet për gjetjen e trupave janë përqendruar në shatin Vrinë të Bashkisë Konispol.

Prej orëve të mëngjesit, rreth 50 familjarë të Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur zonën dhe me mjete logjistike me qëllim.

Për zbulimin e ngjarjes mësohet se janë shoqëruar disa persona, por pas verifikimeve janë lënë të lirë. 

Po ashtu 8 automjete janë sekuestruar ku një prej tyre rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera dyshuar për kamuflim.

Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste.

Megjithatë para Komisariatit të Sarandës është vënë re në orët e para të mëngjesit një sasi e konsiderueshme efektivësh e automjetesh, ndoshta për te rinisur operacionin qe prej disa ditësh po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Vlorës.

Zhdukja dyshohet se lidhet për çështje të pronave por nuk përjashtohen as çështjet që kanë të bëjnë me lëndët narkotike.