Meta nga Tepelena: Imeri erdhi nga Kanadaja për të punuar për qytetin e tij me vendosmëri dhe përkushtim

Kreu i PL Ilir Meta ishte sot në Tepelenë ku u takua me simpatizantë, përfaqësues të PL-së si dhe kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" Baftjar Imeri.

Meta deklaroi se pas 14 majit ai do të punojë me përkushtim dhe vendosmëri për qytetin dhe qytetarët.

"Nuk ka asnjë bastion përballë nevojës së madhe dhe ulëritëse për Ndryshim, që po ndihet fort dhe kudo në çdo qytet dhe bashki të Shqipërisë.

Baftjar Imeri u rikthye në Tepelenë pas tre dekadash në Kanada, për të qenë kryebashkiaku, i cili pas 14 Majit, do të punojë me vendosmëri dhe përkushtim për t’i rikthyer shpresën dhe zhvillimin qytetit të tij, në mënyrë që ashtu siç ai u rikthye, dhe të rinjtë dhe të rejat e Tepelenës të rikthehen në qytetin e tyre. Bashkë Fitojmë!" shkroi Meta.