Rama: Unë hoqa apandesitin, tani duhet të heqim zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj
Pas operacionit, kryeministri Edi Rama i është kthyer takimeve të tij elektorale, ku këtë herë ka qenë në bashkë me Gledian Llatjen në Elbasan.
Rama tha se e hoqi apendesitin, ndërsa shtoi se së basku duhet të hiqet edhe zorra qorre e Shqipërisë në 14 maj, duke ju referuar opozitës.
Rama: Unë siç e dini tani e hoqa apendisitin, zorrë qorre u quaka, nuk e dija që u quaka zorrë qorre, tani duhet të heqim së bashku zorrën qorre të Shqipërisë më 14 maj. Zorra qorre e Shqipërisë, nuk është se na ndalon dot të shkojmë para, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt përpara, ashtu sikurse më e rëndësishmja është se na turpëron të gjithëve, ndërkombëtarisht, botërisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një zorrë qorre, ose më saktë një nga kokat e zorrës qorre, xhikja.
