Rama jep datën për premtimin e madh: Do të sjellim garat e Formula 1 në Elbasan!

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën e tij në Elbasan këtë të diel ku u takua me qytetarët duke kërcyer këngën e fushatës e duke e kthyer kështu një trend këtë formë të hapjes së takimeve.

Gjatë fjalës së tij Rama premtoi se brenda vitit 2030 do të sjellin garat e Formula 1 në Elbasan, që sipas tij do të thotë kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit.

Rama: Ashtu siç askush nuk e ka imagjinuar që ne në Shqipëri do të sillnim një finale të Kupave të Evropës dhe e sollëm, mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premier të Formula 1 në Elbasan brenda vitit 2030, që do të thotë kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit, që lidhet me 1 mijë gjëra të tjera dhe të gjitha gjërat lidhen pastaj me ekonominë. 

Ky Luçi më kujton Lulin shumë është artist i madh. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di dmth. Ai i vogli i zorrës qorre ju ka rënë demokratëve u ka ngel në dorë. Ne këtë që po ndërtojmë në Elbasan por e ndërtojmë me një nga konsulentët më të mëdhenj në botë, dhe është një ish-pilotë i Formula Uno. Këtu në Elbasan do të vijë gjithë dynjaja, shkollat fëmijët mësuesit. 

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri ironizoi kundërshtarët teksa tha se partia socialiste e tregon punën me fakte.

Nga ana e tij duke kërkuar një mandate të dytë  Gledian Llatja u zotua të përfundojë investimet e nisura dhe projekte të reja.

Gjelbërimi i qytetit, përmirësimi i infrastrukturës dhe i sistemit të ujësjellësit ishin disa nga premtimet kryesore të përfaqësuesve të majtë.