Meta: Kandidatët e "Bashkë Fitojmë" kudo mbizotërojnë me programet e tyre

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në Facebook se nga Selenica në Konispol punohet me përkushtim dhe entuziazëm për ndryshimin që do të sjellë 14 Maji.

Sipas tij, kandidatët e "Bashkë Fitojmë" kudo mbizotërojnë me integritetin dhe programet e tyre konkrete, që sjellin zgjidhje dhe shërbime për qytetarët.

Meta: Nga Selenica në Konispol punohet me përkushtim dhe entuziazëm për Ndryshimin dhe Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave që do të sjellë 14 Maji!

Kandidatët e "Bashkë Fitojmë" kudo mbizotërojnë me integritetin dhe programet e tyre konkrete, që sjellin zgjidhje dhe shërbime për qytetarët. Bashkë Fitojmë!