Vasili: Rama mashtrues, e premtoi në 2013 ujin e pijshëm, nuk e ka realizuar as pas 10 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2023, 09:08
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se Rama është një hajdut që hedh valle dhe mashtron.
Ai shton se Rama ka premtuar 24 ujë të pijshëm në zonat urbane qysh në vitin 2013, por nuk e ka realizuar as pas 10 vitesh qeverisje.
Vasili: Hajduti që hedh valle dhe që veç mashtron! Miliarda euro me sebepin se do sillje ujë 24 h i gllabëritë. Hë hajdut i valles pse nuk ikën siç ke thënë vete ne vitin 2013, kur ishe ne opozite, apo kur je ne pushtet i bie legenit ndryshe.
Ti hajdut i valles nuk e prure ujin 24 ore as për 10 vjet qe je ne Qeveri dhe as për 20 vjet qe je ne Bashki me gjithë mashtruesin tjetër Veliaj. Hy shporruni gënjeshtarë te pështirë se jua e shpifët te gjithëve
