Rama e lëshon gojën: Tropojën PS e ndryshoi, ata kanë bërë ‘Noc Rrokun’, me ta kthehesh mbrapa
Nga Elbasani kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe akuzat për opozitën duke thënë se ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë të mirë qeverisëse.
Rama madje e lëshoi gojën duke thënë se në Tropojë kanë bërë Noc Rrokun dhe se pse mos të jetë Shkodra si Durrësi , Elbasani, Berati, pse duhet të jetë 30 vite mbrapa.
Rama: Të kishin pasion për punë do ta kishin treguar në ndonjë vend. A mund të na thoni ju një bashku ku ata kanë qeverisur dhe kanë lënë një gjurmë dhe thonë ja dhe këtë e bëmë ne. Me thoni një gjë, Tropojën nuk e kishim marrë kurrë, 4 vjet kemi që e qeverisim ka ndryshuar e thonë të gjithë.
Noc Rrokun kanë bërë në Tropojë. Pse mos të jetë Shkodra si Durrësi , Elbasani, Berati, pse duhet të jetë 30 vite mbrapa. Kush voton për ta voton për të ndenjur mbrapa. Vetëm sherrin ju kanë parë atyre. Janë ndarë gjërat si me thikë. Janë ndarë në njerëz që dinë se çfarë flasin dhe çfarë bëjmë.

