Blushi: Më 14 maj, vetëm duke votuar Këlliçin, sjellim ndryshimin me 500 oaze të gjelbërta në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2023, 13:49
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se Mungesa e gjelbërimit është një shqetësim shumë i madh për Tiranën, ku nuk ka lulishte dhe parqe.
Ai shton se më 14 maj, vetëm duke votuar për planin e Belind Këlliçit, sjellim ndryshimin me 500 oaze të gjelbërta dhe kënde pushimi, një në çdo lagje.
Blushi: Mungesa e gjelbërimit është një shqetësim shumë i madh për Tiranën, që pa lulishte dhe parqe është kthyer në një kantier ndërtimi, që qytetarët mundohen t'i shpëtojnë sa herë vjen fundjava.
E kemi në duart tona t'i kthejmë Tiranës gjelbërim dhe çlodhje për qytetarët! Më 14 maj, vetëm duke votuar për planin e Belind Këlliçit, sjellim ndryshimin me 500 oaze të gjelbërta dhe kënde pushimi, një në çdo lagje.
