Ibrahm Kodra “jeton” në Durrës, veprat e tij ruhen me fanatizëm në një studio në qytetin bregdetar
Pikturat e Ibrahim Kodrës ruhen me kujdes të veçantë në një studio në qytetin e Durrës. Ndër veprat më të rëndësishme janë ato të futbollistëve të mëdhenj të ekipeve italiane.
Muzeu i San Siros ka kërkuar t’i ketë në ambientet e tij, por vlera sipas koleksionistit shqiptar është kur ato ruhen në vendlindjen e artistit.
Studioja e Jashar Arrzës ka 8 vepra arti origjinale të piktorit Ibrahim Kodra.
Kodra ka qenë një artistë shumë i apasionuar pas futbollin, ndaj edhe veprat e tij më të shumta lidhen pikërisht me këtë sport.
Kur ai pikturonte ishte koha e lojtarëve të ekipeve italiane që bënë histori në botë.
Kryetari i fondacionit Ibrahim Kodra, Jashar Arrëza, thotë se tre janë ndër pikturat më me vlerë që ai ka në studio, ato të tre futbollistëve të mëdhenj.
Arrëz thotë se këto piktura i kanë kërëkuar tiu marrin në muzeun e San Siros por ai ka zgjedhur ti ruaj me fanatizëm.
Madje thotë se koleksionit të tij kërkon t’i shtojë edhe pikturën e Maradonës.
Veprat origjinale të Ibrahim Kodrës ndodhen edhe në disa koleksionistë tw tjerë në vendin tonë. Ai ka qenë një piktor i talentuar dhe një sportit i apasionuar.

