Vorpsi: Takova babain në Spaç dhe nuk e njoha, ishte dobësuar, e kishin qethur, na morën edhe pasurinë

Shkrimtarja dhe artistja Ornela Vorpsi në rubrikën “Një Grusht Librash” nga Beti Njuma në RTV dha një intervistë ndryshe dhe të pazakontë mbi krevatin e dhomës së saj të hotelit.

Vorpsi tregoi se Shqipëria është duke njohur tani një anë shumë të egër të kapitalizmit. Duan të kenë lekë dhe të krahasohen me tjetrin.

Vorpsi: Shqipëria është duke njohur tani një anë shumë të egër të kapitalizmit. Duan të kenë lekë dhe të krahasohen me tjetrin dhe ky mentalitet bën që të largohen shumë shqiptarë. Ky largim nuk është i vetëm i shqiptarëve, por shihet edhe në Francë apo Itali. Kanë nevojë që të lëvizin dhe të njohin kultura të tjera.

Unë kam pasur në SPAÇ babain për 7 vite i dënuar politik, dhe kam, shkuar që ta shihja, e nuk e njihja më sepse ishte dobësuar dhe e kishin qethur tullë, e kishte veshur rroba pizhame si ato të Auzhvitsit. Nga tronditja e madhe nuk e njoha. Këto janë dhimbje të mëdha, familja ime u shkatërrua, na u mor pasuria. Ishte një jetë shumë e vështirë.