Diplomacia e marrëdhënieve 100 vjeçare shqiptaro-amerikane në një libër

Historiani dhe studiuesi i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, njëkohësisht edhe Drejtor i Shkollës doktorale të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Doc Paskal Milo promovoi librin “Diplomacia e Marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë personalitete të njohur të politikës, studiues, përfaqësues të trupës diplomatike shqiptare e të huaj.  

Marrëdhëniet 100-vjeçare mes dy vendeve vijnë në një vëllim të vetëm teksa u vlerësua si një nismë kurajoze dhe një studim shkencor i arrirë.

Anastas Angjeli: Profesor Paskal Milo, përgjatë faqeve të këtij libri, nuk sjell vetëm një analizë të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane,  por pasuron informacionin me shumë fakte për zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri dhe për personalitete shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Valentina Duka: Këto ngjarje si segment i rëndësishëm i historisë së shekullit të 20-të dhe fillimit të shekullit të 21-të,ngjarje të cilat ndikuan fuqishëm në historinë e  formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar.

Diplomacia e marrëdhënieve 100 vjeçare shqiptaro-amerikane

Vlerësime për librin dhanë edhe panelistët e tjerë Hamit Kaba e Arben Cici.

Vetë autori u shpreh se botimi vjen pas një investimi shumëvjeçar pune, dedikimi e bashkëpunimi. 

Paskal Milo: Ja dedikoj realizimin e kësaj vepre vullnetit që gjithmonë më ka nxitur për të punuar pa pyetur për kohën dhe familjes time që më ka mbështetur.

Vlerësime për botimin dhanë edhe pjesëmarrësit në promovim.