Heroi i “Radiostacionit” zëri i radios, historia e partizanit Todo Bojdani vjen në një libër monografik

Historia e Todo Bojdanit, Partizanit të njohur përmes filmit Radio Stacioni vjen në një libër monografik. Albert Zholi dhe Sulejman Basha thonë se punuan 4 vite për të zbuluar jetën e njeriut që u mori gjermanëve Radio Korçën dhe më pas u shndërrua në zërin simbol të Radio Tiranës.

Historia e partizanit që u mori gjermanëve Radio-Korçën e njohur përmes filmit “Radio Stacioni”, tashmë mund të gjendet edhe në libër.

Botimi imonografik për Todo Bojdanin është një punë katërvjeçare e autorëve Albert Zholi dhe Sulejman Bashës.

"Në librin do të gjeni të veçanta historike, dorëshkrime shumë të rregullta sesi është historia e vërtetë e marrjes në dorëzim të Radio Tiranës."

"Sikur të ishin të gjithë njerëzit si ai, ndryshe do të ishte sot Shqipëria."

Todo Bojdani u radhit në përbërje të grupit komunist të Korçës në vitin 1936 dhe që me profesionin e radiondërlidhësit u bë zëri i luftës partizane, ose zëri i Radio Tiranës.

Todo Bojdani ishte nismëtar dhe drejtues i aksionit për marrjen e kontrollit të Radio Korçës më 10 shtator 1943.