Intervistë mbi krevat, Vorpsi: Në Shqipëri më kthen malli, në rrjetet sociale ruaj privatësinë
Shkrimtarja dhe artistja Ornela Vorpsi në rubrikën “Një Grusht Librash” nga Beti Njuma në RTV dha një intervistë ndryshe dhe të pazakontë mbi krevatin e dhomës së saj të hotelit.
Vorpsi tregoi se në rrjetet sociale ruan privatësi, pasi më e rëndësishme është puna dhe rrjetet sociale i shfrytëzoj vetëm për punën dhe ekspozitat
Vorpsi: Edhe në rrjetet sociale ruaj privatësi, me rëndësi është puna dhe rrjetet sociale i shfrytëzoj vetëm për punën dhe ekspozitat dhe për mua kjo mjafton. ase çfarë ka dëshirë të tregojë njeriu aty e të tregojë dimensionin e vetes. Unë kam zgjedhur të tregoj dimensionin e punës.
Këtu kam lindur dhe rritur, jam thellësisht shqiptare edhe pse kam përfaqësuar kulturën franceze e italiane. Në shqipëri më kthen malli, fëmijëria, e cila ngelet një dimension që nuk e jeton më, atë e lë pas. Kjo fëmijëri më sjell këtu, ajo Tirana e vjetër.
