Të ruajmë vlerat kulturore, në Shkodër aktivitete në Ditën Botërore të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike
Vlerat kulturore të Shkodrës dhe ruajtja e tyre ishin në qendër të disa aktiviteteve zhvilluar me nxënës të shkollave të mesme të qytetit. Mesazhet u përcollën nga banesa karakteristike shkodrane e familjes “Ismet Halili”.
Ruajtja e vlerave kulturore që ka Shkodra ishte në fokus të një aktiviteti që organizoi drejtoria rajonale e kulturës në bashkëpunim me dy shkolla të mesme të qytetit, atë artistike “Prenkë Jakova” dhe profesionale “Hamdi Bushati”.
U zgjodh që mesazh të përcillej në ditën ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, nga banesa karakteristike shkodrane e familjes “Ismet Halili”.
"Shpresojmë të jetë një zanafillë ose pikëvazhdimësie për sensibilizimin e tyre për elementët e ndryshme të trashëgimisë jomateriale dhe këto vlera tona kombëtare."
Nxënëset e shkollës u kujdesen të përcjellin elementë të qendisjes së xhubletës e të tjerë e hodhën në telajo.
Aktivitetet do të vijnë përgjatë të gjithë javës, ndërsa qëllimi i tyre është informimi dhe kujdesi që duhet të kemi për Monumentet, Parqet dhe trashëgiminë në terësi.

