Koncert ndryshe në Lezhë, 5 instrumentistë profesionistësh sollën emocione të rralla në qytet

Lezhjanët kanë përjetuar një mbrëmje ndryshe të së shtunës.

Tingujt në koncertin klasik me protagoniste 5 instrumentistë nga shkolla e muzikës Besëlidhja te shoqëruar nga një ansambël profesionistësh sollën emocione të rralla.

Klasiket n'Lissus, i pari koncert i këtij formati në Lezhë, krijoi një ndjesi emocionuese tek publiku.

Një sallë e mbushur nga spektatorë që mbajtën frymëmarrjen dhe shijuan muzikën e kultivuar në një sfide të madhe që sollën Nikolas Gjoni, Sonila Bushi, Melisa Figuri, Armelinda Dida dhe Fabio Markolaj te shoqëruar nga ansambli i harqeve musica nova.

Publiku lezhjan e vlerësoi paraqitjen duke shtuar se po kultivohet një mënyrë tjetër e të të bërit art.

Koncerti klasik "klasiket n'Lissus" ishte nga organizim i mësuesve dhe nxënësve të klasave të muzikës e ka për qëllim që të nxisë edhe rritjen cilësore të aktiviteteve kulturore në këtë qytet.