Ornela Vorpsi: Jemi një popull jashtëzakonisht megaloman, na pëlqejnë jashtë mase intrigat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2023, 23:23
Shkrimtarja dhe artistja Ornela Vorpsi në rubrikën “Një Grusht Librash” nga Beti Njuma në RTV dha një intervistë ndryshe dhe të pazakontë mbi krevatin e dhomës së saj të hotelit.
Vorpsi tha se jemi një popull jashtëzakonisht megaloman, nga fakti se kemi ndjenjë inferioriteti dhe se na pëlqejnë intrigat.
Vorpsi: Jemi një popull jashtëzakonisht megaloman, kemi qenë dhe jemi ende, nga fakti se kemi ndjenjë inferioriteti. Ato fjalët dhe intrigat, që shkojnë deri në tragjedi, janë jashtë mase shqiptare. Nuk i ndjen në Itali, përjashton Italinë e jugut, nuk i ndjen në Francë. Këtu jemi me atë krahasimin me njëri-tjetrin. Shkojnë deri në tragjedi ku humbasin lidhjet mes miqve, vëllezërve, e motrave, dhe familjes.

