Policia e Tiranës kalon në 'sitë' rrugët e qarkut, ja çfarë po kërkon

Kontrolle të befasishme po zhvillohen në kryeqytet, Kavajë dhe Vorë, nga të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Forcat e Posaçme "Shqiponja", Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të befasishme në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.