Sherr mes të rinjve në një lokal në Elbasan, plagoset i riu që 3 vite më parë i shpëtoi atentatit
Nga Ersid Karaj Përditësimi i fundit 22 Prill 2023, 21:08
Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në një lokal në qendër të Elbasanit mbrëmjen e sotme. Mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Kei Piu. Të rinjtë janë konfliktuar me mjete qelqi që janë gjendur në lokal.
I plagosuri Kei Piu nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi 3 vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit.
Mësohet se policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
