Ukraina dhe Rusia kryejnë shkëmbimin e radhës, prifti rus shkëmbehet me 28 të burgosur ukrainas

Media ukrainase Kyiv Independent ka raportuar se një prift rus është kthyer në Rusi në këmbim të 28 të burgosurve ukrainas të luftës.

Gazeta citoi shefin e shërbimit të sigurisë të Ukrainës Vasyl Maliuk në një intervistë që ai bëri me Interfax Ukraine.

Sakaq, raportohet se kleriku i Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës ishte dënuar për bashkëpunim me rusët.