"Pse po qan fëmija?" Pasagjeri i acaruar fillon të bërtasë nga inati, kaos në bordinb e avionit

Në SHBA, një fluturim i Southwest Airlines, i cili niset nga Baltimore për në Orlando në Florida, është kthyer në një makth të vërtetë për pasagjerët.

Në fakt, në bordin e avionit ishte një fëmijë i cili qau pothuajse gjatë gjithë udhëtimit.

Kjo e mërziti një pasagjer, i cili për inat, filloi të bërtiste dhe të shkaktonte kaos.

Megjithë ndërhyrjen e ekuipazhit, burri vazhdoi të bwrtiste:

"Kam paguar një biletë për të pasur një fluturim komod. Ai foshnja qau për 40 minuta, duhet ta qetësosh".

Episodi u kap në një video të xhiruar nga pasagjerët e tjerë dhe u bë virale në rrjetet sociale.

“Doja të flija dhe kisha kufje”, shtoi burri, duke argumentuar gjithashtu se prindërit e fëmijës do të duhej të paguanin ekstra për shqetësimin që u shkaktuan pasagjerëve të tjerë.

Pasi u ul në Orlando, pasagjeri i tërbuar dyshohet se refuzoi të zbriste nga avioni ndërsa të gjithë të tjerët në bord u larguan.

Më pas në video shihet njeriu i rrethuar nga policia në aeroport.

Southwest Airlines u ka kërkuar falje klientëve që u bënë dëshmitarë të "sjelljes së papranueshme" të pasagjerit të frustruar.

"Ne nuk kemi detaje të këtij fluturimi për të ndarë," tha një zëdhënës i kompanisë për Newsweek.

“Ne e përgëzojmë ekuipazhin tonë për profesionalizmin e tyre të jashtëzakonshëm në trajtimin e një situate të vështirë dhe u kërkojmë falje pasagjerëve të tjerë në bord, të cilët kanë përjetuar një sjellje të tillë të papranueshme”.