"Luftë" në mes të Stambollit, grupet siriane përplasen mes tyre me grushte, shkopinj dhe armë zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 18:07
Një sherr mes dy grupeve, të cilët mësohet se ishin shtetas të huaj, ka shpërthyer në Stambollit. Nga përleshja, ku u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri, mbetën të plagosur dy persona.
Ngjarja ndodhi në rrugën Selcukhan në lagjen Sultanbeyli Battalgazi, rreth orës 15:30 të ditës së djeshme, mes dy grupeve, të cilët mësohet se ishin shtetas sirianë.
Për një arsye të panjohur ka nisur një diskutim. Më pas debati u shndërrua në një sherr me armë.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet ndihmëse të cilët kanë dërguar me autoambulancë dy të plagosurit në spital.
Ndërkohë që ekipet e policisë kanë marrë masa sigurie në zonën përreth dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

