Autobusi shkrumbohet nga flakët në urën e Lirisë

Një autobus është përfshirë nga flakët në urën e Lirisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Venecia.

Automjeti i linjës ATVO me sa duket ishte nisur drejt Piazzale Roma dhe nga sa mësohet kishte pasagjerë në bord.

Në fillim të urës, nga automjeti filloi të dilte tym, kështu që drejtuesi i mjetit ndaloi dhe me shpejtësi zbriti në tokë pasagjerët.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e mjetit që u dogj plotësisht rreth orës 15:00.

Në vendngjarje agjentët e policisë lokale të Venecias kanë nisur hetimin.