Biden synon rikandidimin! Javën e ardhshme shpall vendimin për mandatin e dytë
Joe Biden synon mandat të dytë presidencial. Mediat në uashington shkruajn se ditën e martë në 25 prill ai do të shpallë rikandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale të 2024.
Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vendimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 javën e ardhshme. Ky lajmë ëshët konfirmuar nga tre zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Me tej mediat shkruajn së nuk dihet saktësishtë se kur Biden do e bëjë publikë këtë lajmë, por flitet se deri në 25 Prill të gjithë do marrin një përgjigje.
Presidenti Biden e ka përsëritur shpesh synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë, por këshilltarët e tij thonë se ai nuk e shihte si të nevojshëm fillimin e fushatës më herët sepse ai nuk përballet me kundërshtarë të fortë në përpjekjen për të siguruar emërimin e partisë demokrate.
Vet presidenti I shba, në muajt e fundit është përqëndruar në zbatimin e ligjeve të më mëdha të infrastrukturës, investimeve në fushën e teknologjisë dhe klimës të miratuara gjatë dy viteve të tij të para në detyrë dhe në krijimin e një kontrasti të fortë me republikanët ndërsa Uashingtoni po përgatitet për një betejë mbi tavanin e borxhit.
Këshilltarët e tij besojnë se këto përparësi do të përmirësojnë imazhin e tij përpara fushatës për të siguruar një mandat të dytë presidencial.
Presidenti Biden ka ftuar donatorët kryesorë demokratë në Uashington javën e ardhshme për atë që pritej të ishte një darkë me të dhe një seancë strategjike me këshilltarët e tij kryesorë politikë.
Gazeta washington Post raportoi e para për kohën në të cilën zoti Biden pritet të njoftojë fillimin e fushatës për një mandate të dytë në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuar.


