Arrestimi i kritikut të Putinit, Britania hakmerret duke sanksionuar agjentët rusë të FSB-së

Britania ka sanksionuar agjentët e FSB-së pas arrestimit dhe dënimit të kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara-Murza.

Murza është shtetas britaniko-rus dhe është dënuar me 25 vjet burg pasi akuzohet për tradhti.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme britanike, ku thotë se “Në realitet, ai tha me guxim të vërtetën për pushtimin e paligjshëm të Putinit në Ukrainë”.

Ndërsa sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se “Sot pesë individë të lidhur me rastin e tij janë sanksionuar, duke dërguar një mesazh të qartë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të qëndrojë për këtë trajtim të një prej shtetasve të saj.

“Britania do të vazhdojë të mbështesë zotin Kara-Murza dhe familjen e tij. Unë i bëj thirrje Rusisë që ta lirojë atë menjëherë dhe pa kushte.”