Ashtu si kandidati i PS-së, edhe Majko habit me "blerjen" e votave përmes "vjedhjes" së rezervave të shtetit: "Profesionistët" e dinë se ...

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh drejtues politik në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko reagoi sot pas lajmeve për shitblerje votash në Has nga kandidati socialist Halit Mulaj, ndërsa shtoi se “nuk blihen hasjanët me ‘ilaç’ rrobash”.

“Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatëpjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor”, u shpreh Majko në një reagim në rrjetet sociale.

Majko tha se “nëse lajmi që në një natë të shenjtë po ‘blihen’ vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet haram”.

“‘Profesionistët’ e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës! Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blihet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për ‘ilaç’ rrobash!

Ashtu si kandidati i PS-së, edhe Majko habit me "blerjen" e

Megjithatë, çdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë! Vetëm përpara!”, shkruan Majko në një reagim në rrjetet sociale.

Kapja

Pas denoncimit të opozitës për ‘blerje votash’, djali i kandidatit socialist për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj, u ndalua nga policia të hënën pasi po trasportonte me makinën e tij private pako me ndihma nga rezervat e shtetit.

Policia e Shtetit njoftoi të martën se në qytetin e Hasit është ndaluar një furgon me pako ndihmash me etiketën ‘Rezerva Materiale Shtetërore’, pas denoncimeve se po përdoreshin nga kandidati socialist për kryebashkiak për blerje votash.

Në mbrëmjen e së hënës një grup personash që i përkisnin stafit elektoral të kandidatit të koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Myftar Dauti, kanë bllokuar në qendër të qytetit automjetin furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M.

Sipas policisë këta persona kërkuan ndërhyrjen e policisë me pretendimin se, -’ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik’.

Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin ‘Rezerva Materiale Shtetërore’, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë’- njofton Policia e Shtetit.

I pyetur nga BIRN, kandidati socialist për kryebashkiak në Has, Halit Mulaj pretendoi se djali i tij po i transportonte ndihmat ushqimore pas një kërkese për ndihmë nga magazinieri i bashkisë së Hasit.

Djali im ishte në vendin e gabuar’- tha ai duke shtuar se, -’ai vetëm po bënte transportin nga magazina deri tek bashkia’. Mulaj po ashtu e quajti ‘bllof’ akuzën e kundërshtarëve politikë se ndihmat po përdoreshin për të ndikuar në zgjedhje.

‘Këto ndihma ishin për natën e Kadrit për familjet në nevojë sipas një liste që ka bashkia,- u mbrojt Mulaj. ‘Unë as nuk i njoh këto familje’- shtoi ai.